Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti një delegacion të Bankës Botërore i cili udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad Alam.
Sipas njoftimit, në këtë takim fokus i bisedës ishte skanimi i situatës në vend rreth masës së zhvillimit dhe progresit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Që në fillim të takimit, Alam vlerësoi pozitivisht performancën ekonomike të Kosovës, duke veçuar rritjen ekonomike që ka njohur vendi në vitet e fundit.
Zëvendëskryeministri tha se Kosova ka dëshmuar progresin e saj përmes indikatorëve pozitivë makroekonomikë, përtej pengesave dhe barrierave me të cilat jemi përballur, duke qenë në gjendje të performojë edhe më mirë se vendet e rajonit.
Shtoi se potenciali ekzistues për rritje të mëtejshme ekonomike, të investimeve dhe rritjes së sektorëve premtues siç është ai i teknologjisë, mund të ndikojnë edhe më shumë në rritjen e prodhimtarisë, zhvillimit të ekonomisë dhe avancimit të vendit.
Ai veçoi edhe rritjen e punësimit, e cila ka prekur më së shumti edhe të rinjtë dhe gratë, ndërsa jemi përkujdesur që rritja ekonomike të jetë e shpërndarë tek të gjithë qytetarët, duke prezantuar për herë të parë ndër të tjera dhe programe si shtesa për fëmijët dhe nënat lehona.
Ai tha se e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është premtuese dhe po vijojmë angazhimin e përditshëm në avancimin drejt kësaj trajektoreje.
Zëvendëskryeministri e falënderoi ekipin e Bankës Botërore dhe institucionin për përkrahjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për bashkëpunimin përherë e më të frytshëm dhe produktiv./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...