Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pati një darkë pune me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, përcjell Arbresh.info.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.”, thuhet në njoftim.
Lidhur me takimin ka shkruar edhe Lajçak se gjatë takimit u diskutua për takimin e 26 tetorit, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me liderët e BE-së, shkruan Arbresh.info.
Lajçak theksoi nevojën e zbatimit të plotë dhe pa parakushte të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, të arritur në Ohër.
Ai tha se po ashtu është rënë dakord edhe për hapat e ardhshëm/Arbresh.info./
LEXO EDHE:
Lajçak: Të zbatohet plotësisht Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...
Parashikimi i Motit për Vikend
Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?
Si të largojmë frikën nga fluturimi me aeroplanë?