Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi në konferncën e përbahskët me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak mes të tjerash ka folur edhe për draftin e Asociacionit për Komuna me Shumicë Serbe.
Bislimi tha se Marrëveshja Bazike ka 11 paragrafe dhe asnjë paragraf nuk e mbizotëron paragrafin tjetër, shkruan Arbresh.info.
“Ankesi implementues kërkon që të gjitha prej tyre të zbatohen në tërësi, në mirëbesim, pa shtyrje dhe pa parakushte. Në këtë kontekst haoi i parë në të cilin është duke punuar Kosova bashkë me BE-në është dizajnimi i planit të sekuencimit të zbatimit. Vetëm atëhere mund të themi se kur në këtë plan të sekuencimit të zbatimit duhet të merremi me draft statusin apo diçka të ngjashme”, u shpreh Bislimi.
Ai tha se se çdo kërkesë që ne të merremi me punën e dhjetë para punës së parë është e palogjikshme.
“Ose ëshët e palogjikshme ose është tendencë që Marrëveshja Bazike të konvertohet në një marrëveshje për Asociacion të Komunave për Shumicë Serbe”, tha Bislimi./Arbresh.info/
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen
Horoskopi ditor
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë