Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi para Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se ashtu siç ka deklaruar i pari i qeverisë, Albin Kurti, Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat brenda vitit 2022.
Bislimi shtoi se për të aplikuar për statusin e vendit kandidat nuk ka obligime të caktuara që një vend duhet t’i plotësoj.
“Shembull Serbia ka aplikuar edhe pa filluar që ta zbatoj marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Shqipëria ka aplikuar 2-3 javë pasi e ka marrë marrëveshjen, ndërsa ne që jemi në vitin e gjashtë të zbatimit të dokumenteve strategjike, është vlerësim i përgjithshëm që Kosova sot për nga përmbushja e obligimeve në raport me BE-në ndodhet dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në momentin që kanë aplikuar”, është shprehur Bislimi.
Tutje, ai tha se është momenti vendimtar që numri i shteteve që kanë statusin e vendeve kandidate të përmbyllet gjatë këtij viti./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...