Bislimi: Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kokë banori

12:20 | 2 Tetor 2024
E.G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi  ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Bislimi në fjalën e tij ka deklaruar se për katër vite nën udhëheqjen e tyre, është rritur punësimi e rritja ekonomike, madje tha se se ka rritje të GDP-së për kokë banori, raporton Arbresh.info.

“Aktualisht Kroacia e katërfishuar GDP për kokë banori. Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kokë banori. Storia e dytë është e katër viteve të fundit. Në shtator të 2020, qeveria kishte 640 milionë nga të ardhurat në korporata. Dje në po të njëjtë datë kemi rritur për 120 për qind. Në fund të shkurtit 2021, ATK kishte deklaruar se në Kosovë janë 350 mijë të punësuar, ndërsa i po i njëjti autoritet, ka deklaruar këtë vit 425 mijë të punësuar, pra një rritje të madhe të punësimit, krahasuar me këto katër vite”./Arbresh.info/

Të ngjashme