Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se ka pranuar një ftesë nga Brukseli për Rregulloren e Re të Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb por që ai vetë nuk do të marr pjesë.
Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”.
Ai tha se vetë nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim por që do të vendoset javën e ardhshme se kush do të shkoj.
“Jo nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë por ky nuk është takim ku duhet të shkoj kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun. Do të shohim se kush do të shkojë”, ka thënë ai.
Ai pati edhe kritika në adresë të emisarit, Miroslav Lajçak, duke thënë se agjenda vendoset me dakordim të palëve.
Këtë e quan “shkelje të parimit nga Lajçak”.
“Lajcak më ka dërguar shkresën mua sepse vazhdimisht komunikon me mua. Por kësaj radhe mendoj që ai i ka shkelur parimet që ai i ka vendosur vetë sepse është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa dakordim parapake me palët dhe është munduar që të përcaktoj agjendën përkundër parimet që ai ka vendosur në vitin 2021 që as një temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, u shpreh ai./eo
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek