Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka thënë se sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë ka rënje të papunësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi theksoi se në tri vitet e fundit indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë, përcjell Arbresh.info.
“Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%”, ka shkruar Bislimi.
“Në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë. Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese”, tha zëvendëskryeministri i parë i Kosovës./Arbresh.info
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve