Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka falënderuar të gjithë deputetët të cilët programin qeverisës e kanë cilësuar si program dëshirash. Ai ka thënë se në brendësi ky cilësim thotë se programi vlerësohet jashtëzakonisht i mirë.
“Kur e kemi dizajnuar programin nuk ka qenë objektiv me sjellë program që e pëlqen opozita por kemi sjellë program me te cilin kemi fituar në zgjedhje, qytetarët kanë votuar për këtë program. Ne nuk kemi bërë raport të punës 4-vjeçar por synim për katër vjetët e ardhshme pas katër vjetëve mund të kritikoni”, ka thënë ai. “Ju po i prezantoni shqetësimet tuaja si shqetësime të qytetarëve a vetë qytetarët e kanë votuar këtë projekt. Nuk është marre me prezantu program, nuk është marre kjo, marre është me qenë ministër e shef i grupit parlamentar e mos me dit me shkru emrin tënd”.
Deputeti Abelard Tahiri ka thënë se do të ishte normale nga Bislimi të dilte me një përmbyllje dhe jo të tallej me deputetët.
“Ti do të duhej me dalë me fol për projekte ekonomike, ju nuk thatë asgjë u tallët me deputetët që është marre për ju. Shumë e dobët ka qenë ekspozeja e kryeministrit për programin”, ka thënë ai.
Ndërsa për këtë ka reaguar deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke iu drejtuar Bislimit që mos të tallet me deputetët por të arsyeton programin qeverisës.
“Është e padijshme me dal mu tall me deputetë t’i do të duhej me dal me tregun për projektet, mos e bini veten në këtë pozitë shumë e dobët ka qenë ekspozeja, jo me bërë hajgare me neve dil në foltoren përmendi programet ekonomike dhe arsyetoji ato, mos u tall me shtesat e fëmijëve, mos u tall me çerdhe”.
Besnik Bislimi, ju është drejtuar Tahirit se nuk është marre me prezantua program por marre është mos me dit me shënua emrin tënd.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...