Kritika e deputetit të grupit parlamentar të LVV’së, Burim Karameta, për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë që këtij të fundit t’i dalin në mbrojtje ministrja Donika Gërvalla e zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Bislimi ka reaguar tek sot, duke u përpjekur të argumentojë punën e Vitisë me takimet dhe telefonatat që kanë pasur bashkë.
Bislimi s’ka ngurruar që Vitisë t’i referohet edhe me emër përkëdhelës si “Beni”.
“Beni nuk është fshehur siq po e sulmojnë ata që po i gëzohen rritjes së numrave nga varianti DELTA, por Beni është minister i shëndetësisë e jo moderator televiziv. Ai punon nga 16 orë në ditë dhe prandaj nuk shëtitet nëpër studio televizive. Sulmet e atyre që po i gëzohen rritjes së numrave të të infektuarve, nuk e zbehin aspak as perkushtimin e Benit e as zotësinë e tij”, thuhet në shkrimin e tij./arbresh.info/
Reagimi i plotë i Bislimit:
Pak fjalë për ministrin Vitia, apo Benin!
Extrakte nga takimet e mia të kësaj jave:
E diel (20:20 – 21:10): Takim me ministrin Vitia për të diskutuar nevojën e sigurimit të kapaciteteve shtesë për akomodim të pacientëve të shtrirë nga COVID 19; kërkesë për ndarje të shtesave për stafin shëndetësor si shenjë e solidarizimit me ta në këtë fazë të luftimit të pandemisë.
E hënë (08:00): Takim me ministrin Vitia dhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë – temë diskutimi: mbështetja e vendeve mike me vaksina shtesë. Rezultati: Gjermania do i sjellë 150.000 vaksina shtesë javën që vie.
E hënë (11:40): Takim me ministrin Vitia dhe drejtoreshën e USAID në Kosovë – temë diskutimi: angazhimi i USAID për dërgesën më të shpejtë të kontigjentit prej 500,000 vaksina nga COVAX si rezultat i donacionit nga presidenti Biden. Rezultati: Vaksinat pritet të mbërrijnë më 6 shtator.
E marte (11:30): Takim me ministrin Vitia dhe ministrin Murati për të diskutuar kërkesën e ministrit Vitia për alokim të buxhetit shtesë për Shëndetësi (rritje e stafit shëndetësor) dhe shqyrtim i kërkesës së tij për aprovim të shtesave për stafin shëndetësor (kërkesë specifike që infermierët të trajtohen ndryshe për shkak të barrrës mbiproporcionale që po bartin.
E marte (18:20): Ministri Vitia vie në shtëpi tek unë për të diskutuar mbi opsionet për zgjerim të kapaciteteve në QKUK dhe nevojën e konvertimit eventual të klinikave regjionale në spitale COVID në rast të rritjes së mëtejme të hospitalizimeve.
E enjte (12:30): Me kërkesë të ministrit Vitia, takim me ministrat Vitia, Murati, Svecla, Rizvanolli, zëvendësministrin Pupovci dhe këshilltarin e ministrit Krasniqi, z. Kalaja – temë e diskutimit: dakordimi për masat kufizuese në arsim dhe ekonomi.
Telefonatat nga Arben Vitia vetem këtë javë me qëllim të koordinimit për menaxhimin e vaksinave:
21 gusht (13:30),
22 gusht (22:36),
23 gusht (19:42),
24 gusht (11:20, 15:05),
25 gusht (17:11, 17:25),
26 gusht (17:05),
Një nga këto telefonata ishte edhe për të më shprehur ngushëllime për vdekjen e doktoreshës Sevdije Korca që është familjare e imja.
Në ndërkohë që nga nominimi i tij si kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, askush nga ata që po e sulmojnë me pafytyrësi se gjoja Beni ka braktisur shëndetësinë dhe po merret me komunën, nuk mund të dëshmojnë as edhe një takim të vetëm, as edhe një “bujtje” të tij, as edhe një ceremoni anëtarësimi, apo cfarëdo aktiviteti të tij elektoral që do i kishte marrë qoftë 5 minuta të vetme të kohës së tij si ministër.
Beni nuk është fshehur siq po e sulmojnë ata që po i gëzohen rritjes së numrave nga varianti DELTA, por Beni është minister i shëndetësisë e jo moderator televiziv. Ai punon nga 16 orë në ditë dhe prandaj nuk shëtitet nëpër studio televizive. Sulmet e atyre që po i gëzohen rritjes së numrave të të infektuarve, nuk e zbehin aspak as perkushtimin e Benit e as zotësinë e tij. Nga eksperienca ime në qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2, Beni mbetet ministri më i mirë që ka pasur Kosova që nga viti 2008, edhe atë jo vetëm në fushën e shëndetësisë.
Beni është sulmuar, po sulmohet dhe do të sulmohet me paturpësi jo vetëm pse është kandidat për Prishtinën (dhe për fakt se opozitën e ka kap tmerri që për herë të parë në dy dekada, një subjekt politik do udhëheqë si me Qeverinë Qëndrore ashtu edhe me Kryeqytetin). Beni përbën rrezik për atë se është ministër shembullor, dhe për faktin se te Beni më shumë se suksesi i tij, zbulohet keqqeverisja e 20 viteve të kaluara në shëndetësi! Prandaj ai sulmohej për dështimet e Zemaj për të siguruar vaksina, njësoj si sulmohej kur solli vaksinat. Prandaj ai sulmohet kur qytetarët hezitojnë të vaksinohen (sidomos falë propagandës së ndyrë të disa deputetëve të opozitës kundër vaksinimit), e po aq me ashpërsi sulmohet edhe kur Kosova shënon ritmin më të shpejtë të vaksinimit të popullatës në Evropë (vlen për vaksinimin e 10 përqindëshit të populates, nga 30 deri 40 përqind, dhe nga 40 deri 50 përqind – me të paktën njërën dozë). Prandaj Beni sulmohet shumë kur rriten numrat, e edhe më shumë kur bien numrat e të infektuarve. Prandaj Beni sulmohet shumë kur merr masa kufizuese, e shumë më shumë kur i liron të njejtat. Ai sulmohet kur ndalon dasmat, e edhe më shumë kur i lejon ato. E vetmja konstante e këtyre sulmeve mbeten sulmuesit. Janë të njetit që e sulmojnë, cfarëdo vendimi që ai të marrë.
Edhe unë ta heq kapelën minister Vitia!
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...