Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, hapi takimin konsultues mbi Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative.
Në fjalën hyrëse, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se reforma e administratës publike është prioritet i Qeverisë, për shkak të rolit jetik që ajo ka në marrëdhënien ndërmjet Qeverisë, qytetarëve, sektorit privat dhe shoqërisë civile, shkruan arbresh.info.
Programi për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative është dokument strategjik, gjithëpërfshirës dhe praktik.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu besimin se ky dokument sjell rezultate të mirëpritura dhe të shpejta, duke qenë se definon qartë parimet, prioritetet, metodologjitë e punës, përgjegjësitë institucionale dhe mjetet për zbatimin efikas të saj.
Paralelisht me këtë program, në konsultim publik janë vënë dhe dy dokumente të tjera të rëndësishme si Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030 dhe Strategjia për Reformën e Administratës Publike 2022-2026.
Këto tre dokumente, janë të ndërlidhura në një qëllim dhe synim të përbashkët: lehtësimi i marrjes së shërbimeve nga ana e administratës publike.
Zbatimi i veprimeve të planifikuara në këtë program do ndikojë në kursime financiare dhe në kohë për qytetarët dhe bizneset, kontribuojë për një mjedis më të mirë të të bërit biznes dhe lehtësojë punën e shërbyesve civil në administratën publike.
Qeveria ka përgatitur edhe aplikimin për mbështetje buxhetore nga Bashkimi Evropian, në kuadër të IPA 2023, përmes të cilit synohet të përfitojmë drejtpërdrejtë në buxhetin e Kosovës një shumë të konsiderueshme të fondeve.
Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi partnerët zhvillimorë të cilët kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin në procesin e parandalimit dhe zvogëlimit të barrës administrative si Zyra e Bashkimit Evropian, GIZ, International Financial Corporation, Swiss Development Cooperation, USAID dhe partnerët tjerë.
Gjithashtu, ftoi pjesëmarrësit të bashkëpunojnë ngushtësisht me Qeverinë dhe të ofrojnë ide dhe komente për këto dokumente të rëndësishme për qeverisjen tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet maksimalisht për një reformë efektive të administratës publike dhe një zbatim të mirë dhe në kohë të këtij Programi./arbresh.info/
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...