Bislimi: Ekipi negociator nuk e ka mbështetjen e shumicës shqiptare

08:38 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Besnik Bislimi, ka vlerësuar se vetëm kjo parti ka seriozitetin që e meriton faza finale e dialogut me Serbinë.

Ai ka treguar se kjo është arsyeja pse insistojnë që në këtë proces Kosova të hyjë e përgatitur mirë dhe politikisht e fuqishme.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bislimi ka theksuar se falë angazhimit të Vetëvendosjes dhe mbështetjes qytetare dialogu me Serbinë nuk ka vazhduar dhe presidentit Thaçi i është pamundësuar aventura.

Bislimi ka thënë se iniciativa e PSD-së e ka rikthyer sërish në skenë Thaçin duke i ofruar atij perceptimin e një mbështetje të gjerë nga Kuvendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme