Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë takuar me anëtarët e Komisionit të Venecias.
Me anë të një komunikate për media, tregohet se, delegacioni i Komisionit të Venecias i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow dhe përfaqësuesi i sekretarit të KV-së, Schnutz Durr, u pritën në takim nga Bislimi dhe Haxhiu, me qëllim të diskutohen draft Amendamentet Kushtetuese për çështjen e Vetingut.
“Delegacioni i Komisionit të Venecias i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow dhe përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dürr, u pritën në takim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të diskutohen draft Amendamentet Kushtetuese për çështjen e Vetingut dhe draft Opinioni i Komisionit të Venecias mbi këto amendamente si dhe koncept dokumentin e Vetingut si tërësi. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe grupi i hartuesve të dokumenteve, njoftuan raportuesen Mc Morrow me punën e deri tanishme të grupit punues në hartimin e Amendamenteve Kushtetuese sipas modaliteteve dhe rekomandimeve të përshkruara në draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministrja Haxhiu pritën në takim anëtarët e Komisionit të Venecias
Delegacioni i Komisionit të Venecias i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow dhe përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dürr, u pritën në takim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të diskutohen draft Amendamentet Kushtetuese për çështjen e Vetingut dhe draft Opinioni i Komisionit të Venecias mbi këto amendamente si dhe koncept dokumentin e Vetingut si tërësi.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe grupi i hartuesve të dokumenteve, njoftuan raportuesen Mc Morrow me punën e deri tanishme të grupit punues në hartimin e Amendamenteve Kushtetuese sipas modaliteteve dhe rekomandimeve të përshkruara në draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu raportuesja u njoftua edhe me procesin e hartimit të Ligjit për Vlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku ministrja Haxhiu premtojë se, sapo të jetë gati dhe i përkthyer, drafti i ligjit do të dërgohet para Komisionit për vlerësim.
Ndër të tjera, ministrja Haxhiu përmendi edhe nevojën për Veting si një kërkesë shoqërore për Kosovën, ekzistimin e korrupsionit të përhapur në gjithë sistemin (të konstatuar edhe në draft opinion), ndryshimet ligjore të vazhdueshme por pa rezultate konkrete dhe mos funksionimin e mekanizmave të brendshëm të llogaridhënies për gjyqtar dhe prokurorë.
Në fund Zëvendëskryeministri dhe Ministrja falënderuan Komisionin e Venecias për punën e vazhdueshme që është duke e bërë në rastet që po i dërgon Kosova për Opinion dhe këshillat e vlefshme që po merr nga përvoja shumë vjeçare e Komisionit të Venecias në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. /arbresh.info/
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...