Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur rreth diskriminimit të minoritetit shqiptar në institucionet shëndetësore të Serbisë.
Përmes një shkrimi në Twitter, Bislimi ka thënë ky diskriminim është përhapur në mënyrë alarmante, shkruan Arbresh.info.
Sipas Bislimit, nga 1 mijë e 316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30 për qind e popullsisë që merr shërbime shëndetësore është shqiptare.
“Asnjë shqiptar nuk ka qenë në krye të asnjë institucioni shëndetësor vendor që nga viti 2021 kur u shkarkua drejtori në Preshevë, ku 93% e popullsisë janë shqiptarë”.
“Rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjë nuk është shqiptar. Në Medvegjë nuk ka asnjë punonjës shqiptar nga 68 në qendrën shëndetësore”, tha Bislimi.
Në fund, ai ka potencuar se pakica shqiptare në Serbi është normalitet për më shumë se një dekadë, teksa pyeti “ende në kërkim të pakicës më të shtypur në Evropë”./Arbresh.info/
1/4 Discrimination of the Albanian minority has spread alarmingly among Serbia’s health institutions. Out of 1316 employees at the regional hospital in the Vranje district, none are Albanian, despite 30% of the population receiving healthcare services being Albanian.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 1, 2023