Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilník.
Kostilník ia uroi zv.kryeministrit Bislimi marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësitë e marra. Ai u shpreh se Sllovakia është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e Integrimit Evropian si dhe asaj të Ekonomisë, po ashtu theksoi njëkohësisht se ata janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Zv. kryeministri Bislimi e falënderoi Shefin e Zyrës Ndërlidhëse për vizitën dhe urimet, duke e mirëpritur interesimin e Sllovakisë në procesin e dialogut. Ai e informoi Kostilnik se Qeveria e Kosovës synon që t’i kthehet procesit të dialogut duke qenë mirë të përgatitur. Po ashtu, ai i bëri thirrje Sllovakisë që të bëhet pjesë e grupit të BE-së që e njeh Kosovën”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Diskutimi vazhdoi për planet e Qeverisë për zhvillim dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve./arbresh.info/
Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga...
Thuram largohet nga grumbullimi i Francës
Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Musliu-Shoshi: Ka a...
Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit, po a...
Komandanti i KFOR-it priti në takim Sorensenin, diskutuan pë...
“Ç’njerëzi”, Krasniqi reagon për moslejimi...