Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.
Sipas njoftimit, shkëmbimi i sotshëm përkoi në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, shkruan Arbresh.info.
Në këtë takim, palët u dakorduan për mbajtjen e një tryeze senzibilizuese për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, e cila përkujtohet çdo vit më 30 gusht.
Mes të tjerash, Bislimi i njoftoi shoqatat dhe për adresimin me prioritet në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut të çështjes së personave të zhdukur me dhunë, mbi angazhimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, si dhe iu ofroi mbështetjen e vazhdueshme për sensibilizim dhe avokim në lidhje me këtë çështje.
Këshilli e falënderoi zëvendëskryeministrin për mbështetjen, e në veçanti për vizitën e realizuar në Srebrenicë me rastin e shënimit të përvjetorit të gjenocidit serb atje më 11 korrik, si dhe e njoftuan atë për sfidat me të cilat po përballen dhe angazhimin e shoqatave në këtë proces./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...