Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.
Në takim mori pjesë edhe Kurimoto Kay, Sekretare e Dytë në Ambasadën e Japonisë.
Temë kryesore e këtij takimi ishte dialogu Kosovë-Serbi, ku Mitsunori shprehu vlerësim nga ana e Japonisë për përpjekjet e Kosovës që të vazhdojë përpara me dialog dhe të arrijë zgjidhje në këtë proces, shkruan arbresh.info.
“Zëvendëskryeministri Bislimi në përputhje me mesazhin e z. Mitsunori, ritheksoi që ai është i interesuar të vazhdojë angazhimin e tij në një dialog të drejtë dhe me parime të barabarta për të mirën e të dy popujve, me qëllim të arritjes së objektivave që duhet të definohen qartazi nga të dy palët nën ndërmjetësimin e BE-së.”
Në takim u diskutua edhe për Lojërat Olimpike në Tokio, ku sportistët e Kosovës kanë shënuar sukses të jashtëzakonshëm.
Mitsunori u shpreh se është arritje e madhe për një shtet si Kosova, që ndonëse me sipërfaqe dhe popullsi relativisht të vogël, çdo ditë e më shumë lë gjurmë në arenën ndërkombëtare.
“I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori theksoi se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve duhet të thellohen në të gjitha fushat. Ai gjithashtu tha se shteti i Japonisë është i interesuar në organizimin e seminarëve virtualë përmes së cilëve investitorët potencialë informohen rreth mundësive të investimit në shtetin e Kosovës. Sipas Mitsunori, këto seminare kanë shënuar sukses në të kaluarën, dhe padyshim që do të shënonin sukses edhe në të ardhmen.”
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Mitsunori për vizitën.
Ai së fundmi tha se Qeveria e Kosovës pret një kapitull të ri bashkëpunimi ekonomik me Japoninë, sidomos në sektorin e biznesit, duke marrë parasysh rininë e Kosovës me shumë potencial për zhvillim.. /arbresh Info/
.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...