Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar para përfaqsuesve të BE-së hapat që kanë ndërmarr Qeveria e Kosovës në fushën e ekonomisë, në mënyrë që të përmbushin marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Në mbledhjen e shtatë, ku të pranishëm në Komisionin për Stabilizim Asoocim ishte edhe delegacioni i BE-së, Bislimi bëri të ditur se puna ka shkuar përpara më të ardh në krye të Kosovës një Qeveri e re.
” Po bëhen 6 vjet që kur është nënshkruar marrëveshja për Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së. Më Qeverinë e re kjo gjë është përforcuar. Që në muajin e parë kemi krijuar një struktura institucionale. Pas miratimit të planit kombëtar të zhvillimit të MSA-së, kemi kompletuar mbi 25 reforma”, tha Bislimi.
Programi për reforma ekonomike, sipas tij, do të miratohet se shpejti.
“ Këtë vit Kosova është duke shënuar një rritje ekonomike. Buxheti për vitin që po vije është 2.7 milion euro dhe më i larti ndonjëherë. Kjo rritje do të prek çdo qytetarë. Këtë vite kemi pasur dy zgjedhje. Javën qe vije do ti kemi balotazhe siç është vlerësuar edhe nga Komisioni këto zgjedhje kanë qenë të lira. Kjo ka reaguar se Kosova është një demokraci në fushën e reformës së Administratës Publike brenda këtij viti do të kemi dy reforma të votuara. Pastaj do të miratojmë Kodin e Procedurës Penale pastaj kemi koncept dokumentin për procesin e Vetingun. Pra për këtë kohë të shkurtër kemi bërë përparime të dukshme për marrëveshjet që kërkohen”, tha Bislimi./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...