Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas vendimeve të Qeverisë serbe e cila të hënën, miratoi ligjin për juridiksion për Kosovën.
Bislimi, përmes një postimi në platformën “X”, tha se Serbia vazhdon të pengojë procesin e dialogut, duke shkelur parimet dhe frymën e marrëveshjeve, së fundmi, përmes projektligjit për përndjekje të paraqitur dje nga qeveria e tyre.
“Ndërsa Serbia nga njëra anë dërgon letra angazhimi ndaj Komisionit Evropian ku shpreh vullnetin për të zbatuar detyrimet që rrjedhin nga procesi i dialogut, vetëm që të marrin miliona euro nga BE-ja dhe Plani i Rritjes, nga ana tjetër vazhdojnë të shkelin marrëveshjet, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, dhe të bëjnë çdo përpjekje për të vazhduar bllokimin e rrugës përpara në procesin e normalizimit” shkroi Bislimi.
2/7 While on one hand Serbia sends letters of commitment towards the European Commission stating the willingness to implement obligations deriving from the dialogue process, just so they can get millions of euros from the EU & the Growth Plan, on the other hand they continue…
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 29, 2024
Duke përmendur nxitjen e tensioneve, sidomos sulmin në Banjskë, rrëmbimin e policëve, barrikadat në veri, fluturimin e MIG-ave pranë kufirit dhe vendosjen e ushtrisë në gatishmëri të lartë, Bislimi thotë se konstruktiviteti i rremë i Serbisë po vazhdon të ekspozohet.
“Cili është perceptimi i BE-së për fytyrën e vërtetë të Serbisë? A është ajo që në mënyrë të pabesueshme përpiqet të shfaqet si “konstruktiv” duke deklaruar përkushtimin ndaj procesit, apo ajo që miraton ligje të tilla dhe shkel vazhdimisht marrëveshjet dhe cenon integritetin territorial dhe sovranitetin tonë? BE-ja si ndërmjetës duhet të përgjigjet dhe të reagojë në mënyrë të vendosur” shtoi Bislimi.
Ndryshe, qeveria e Serbisë ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Miratimi i këtij legjislacioni ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të shtatorit, duke thënë se një prokurori speciale dhe një trup gjykues special “do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...