Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një bisedë me studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Leiden në Hagë dhe diplomatë të rinj.
Gjatë kësaj bisede, Bislimi foli mbi zhvillimin e Kosovës dhe progresin socio-ekonomik që ka njohur vendi, veçanërisht gjatë 2 viteve të fundit, shkruan Arbresh.info.
“Përtej barrierave me të cilat vendi është përballur, Kosova ka treguar potencialin e saj për zhvillim. Vëmendje të veçantë ka patur në rritjen e qëndrueshme dhe shpërndarjen e drejtë e të barabartë tek qytetarët. Zhvillimi i Kosovës u reflektua dhe në renditjet e indekseve ndërkombëtare.”, thuhet në njoftim.
Sa i përket integrimit evropian, Bislimi foli mbi mbështetjen e gjerë të qytetarëve ndaj anëtarësimit në familjen evropiane.
“Me rëndësi është fuqizimi i mesazhit se Kosova, përmes dhe institucioneve të saj të maturuara e të përgatitura, është e gatshme të bëjë hapa tutje në këtë proces.”, thuhet në njoftim.
“Bashkimi Evropian është vizioni, fati e destinacioni ynë”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.
“Sinjali që japin dhe raportet e përpiluara për Kosovën siç është vetë ai i Komisionit Evropian, i cili dëshmoi suksesin e vendit tonë, mund të përdoret si kriter matës për të treguar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat.”, bën të ditur njoftimi.
Tutje ai foli dhe mbi prapavijën e procesit të dialogut me Serbinë dhe Marrëveshjen Bazike të arritur këtë vit.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushtëzime, përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e gjithëpërfshirës.
Në përfundim, ai i falënderoi studentët dhe Universitetin Leiden për mundësinë dhe bashkëbisedimin e frytshëm të zhvilluar./Arbresh.info
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...