Kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Besnik Bislimi, tha se çështja e energjisë është shumë e lehtë dhe e mundshme, por pala serbe po heziton në këtë aspekt.
Ai pas përfundimit të takimit në Bruksel tha se pala kosovare pret që Serbia gjatë fundjavës të dërgoj propozimet për çështjen e energjisë, shkruan arbresh.info.
“Tek çështja e energjisë, unë mendoj se zgjidhja është shumë e lehtë dhe e mundshme, por prapë pala serbe ka kërkuar edhe pak kohë derisa ta dërgon konfirmimin final se a do t’i pranojnë propozimet, apo jo”, tha Bislimi para gazetarëve.
Ai tha se arsyeja pse pati marrëveshje në këtë takim, është se pala serbe ka ikur para kohe për aeroport edhe nuk ka mund me qëndrua deri në qëndrimin final.
“Ne mendojmë se ata gjatë fundjavës duhet të dërgojnë propozimet. Arsyeja pse mund të themi se nuk kemi marrëveshje, është se pala serbe ka ikur para kohe për aeroport edhe nuk ka mund me qëndrua deri në qëndrimin final” u shpreh ai.
Bislimi tha se ka kërkuar takim trepalësh, mirëpo pala serbe nuk ka qenë e interesuar, duke deklaruar se takimi trepalësh mund të ndodh veç nëse fillimisht bisedohet për Asociacionin e Komunave serbe.
“Unë kam kërkuar takim trepalësh, mirëpo si duket në momentin kur pala serbe është konfrontua me këtë kërkesë i ka ardhur nga Serbia, të cilët kanë dashur ta keqpërdorin këtë duke thënë se mund të ndodh takimi trepalësh nëse fillimisht bisedohet për Asociacionin e Komunave serbe, që natyrisht nuk kemi mundur të bisedojmë, pasi agjenda ka qenë e caktuar”, tha ai./arbresh.info/
LEXO EDHE
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...