Delegacioni i ri kosovar i caktuar nga ekzekutivi për të zhvilluar bisedimet me palën serbe në Burksel, ende nuk e ka zhvilluar asnjë raund të dialogut. Përpjekja e parë ka dështuar dje ani pse delegacioni ynë ishte akomoduar në Bruksel.
Arsyeja e dështimit të bisedimeve është vrasja e politikanit serb në veri, Oliver Ivanoviq.
Pala serbe mori vendim që të pezulloi dialogun në afat të pacaktuar deri në zbardhjen e rrethanave të vrasjes.
Kreu i delegacionit kosovar, Avni Arifi ka deklaruar për Indeksonline se shumë shpejt do të vazhdohet në mënyrë të rregullt dialogu Kosovë-Serbi, pasi sipas tij është interesi i të gjitha palëve të përfshira në të.
“Unë besoj se shumë shpejt do të vazhdohet dialogu për arsye shumë të thjeshtë sepse është interesi të gjitha palëve të përfshira. Me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian jemi marrë vesh që të vazhdohet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Arifi.
Gjithashtu këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe janë në pajtim me ta që të bëhet vazhdimi i dialogut menjëherë teksa me palën serbe nuk kanë kontakt tani për tani për këtë temë.
Arifi është pyetur se a ekziston mundësia që Serbia të pezulloi dialogun në kohë afatgjate në shenjë proteste për vrasjen e Ivanoviqit, duke thënë se kjo vrasje nuk duhet të keqpërdoret politikisht.
“Të gjithë mekanizmat në Kosovë e kanë dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Nuk ka asnjë arsye që kjo vrasje të keqpërdoret për arritjen e qëllimeve politike nga cilado palë. Gjithmonë është keq kur ndalet komunikimi”, ka përfunduar Arifi.
Ndryshe, zyrtarët serbë në qeverinë e Beogradit kanë paralajmëruar se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në Bruksel, derisa Serbia të mos marrë përgjigje për vrasjen e Oliver Ivanoviq.
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...