Delegacioni i Kongresit amerikan në të cilin ka qenë edhe Eliot Engel, në Munih ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
“Ka qenë një bisedë tepër e vështirë. Për palën amerikane më i rëndësishëm ka qenë rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi dhe zgjidhja e tij e pastaj Kosova”, citon gazeta “blic” e Beogradit të ketë thënë një burim i saj nga takimi.
Rasti i vëllezërve Bytyçi është problemi kryesor që i rëndon marrëdhëniet SHBA-Serbi tash e dy decenie.
Pas ardhjes së administratës së Trumpit, ky rast kishte rënë në plan të dytë dhe dukej se dialogu Serbi – Kosovë dhe arritja e marrëveshjes ndërmjet dy palëve ishte bërë temë dominuese. Por biseda e djeshme zhvilluar në Munih, e ka përgënjeshtruar këtë, konstaton gazeta serbe, transmeton Koha.net.
Vëllezërit Bytyçi, Yll, Mehmet dhe Agron, shtetas amerikanë të lindur në Kosovë, gjatë luftës iu bashkuan UÇK-së, ndërsa në korrikun e vitit 1999 u vranë me plumb në qafë në territorin Serbisë.
Prej atëherë e deri më tash, të gjitha administratat amerikane kanë kërkuar përgjigje në pyetjet kush i ka vrarë dhe kush ka qenë në zinxhirin komandues.
Në Rezolutën e Senatit të vitit 2017 përmenden tre zyrtarë serbë, ish-ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme Vlajko Stojilkoviq i cili bëri vetëvrasje në vitin 2002, ish-shefi i sigurisë publike në MPB të Serbisë Vlastimir Gjorgjeviq i cli në Hagë u dënua me 18 vjet burgim si dhe ish-komandanti i njësive speciale policore në Kosovë Goran Radosavleviq – Guri.
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...