Zyra për Media e kryeministrisë përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për bisedën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar të premten me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Siç njofton ZKM, në këtë bisedë është diskutuar për planin franko-gjerman të cilin Kosova e konsideron” të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel”.
Në këtë bisedë telefonike Kurti-Chollet, sipas kryeministrisë është diskutuar edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në integrimet ndërkombëtare “në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze”.
Në këtë bisedë Kurti ka konfirmuar gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë dhe ka shprehur pajtueshmëri për nevojën që të ketë intensifikim të procesit të negociatave.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
lexo edhe:
Chollet lë të kuptohet se Kosova e ka pranuar në tërësi propozimin evropian
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...