Google ADS

Biseda Putin-Vuçiq, kërcënim për Kosovën?

18:57 | 28 Mars 2018
M. A.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuiq ka folur për televizion Prva për bisedën telefonike që e ka pasur sot me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se me liderin rus ka pasur “bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore” dhe është dukur tepër i ekzaltuar për këtë.

“Nëse mund të them, jam takuar shumë herë më të, por sot nga fjalët e tij e kam ndjerë shkallën më të lartë të mbështetjes”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“Si dhe reagimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse e njoh mirë”, ka shtuar.

Tutje ai ka thënë se Putinin e ka pyetur “cila është këshilla e tij”.

“Siç thuhet, kjo është diçka që nuk mund ta përshkruash me fjalë, por “duhet duhet ta njihni se si e thotë ai atë”.

Përveç kësaj, Vuçiq ka theksuar se Putini në mënyrën më të ashpër e ka dënuar “sulmin ndaj Gjuriqit, sulmin në veri të Kosovës dhe maltretimin e serbëve”.

“Rusët në institucione të ndryshme do të marrin masa të caktuara për këtë çështje”, ka thënë Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme