Profesori amerikan në Universitetin John Hopkins, njohës i zhvillimeve në Ballkan, Edward Joseph ka reaguar pas bisedës së presidentes Vjosa Osmani me Ndihmës Sekretarin amerikan, James O’Biren.
Me anë të një postimi në “X”, ai vlerëson se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të bëjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, shkruan Arbresh.info.
“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani, dhanë sinjale të fuqishme për njërin-tjetrin të rreshtimit SHBA-Kosovë në çështje të rëndësishme”, është shprehur Joseph. Në këtë moment kaq të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha që në tavolinë të jetë një vizitë e presidentes Osmani në Zyrën Ovale”, shkruan Joseph./Arbresh.info/
Following their call, O’Brien and Osmani each send strong signal of US-Kosovo alignment on key issues. At a pivotal moment in the relationship, it’s time to put an Oval Office visit for President Osmani on the table. @POTUS #Kosovo https://t.co/DNGrv6QLoq
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 1, 2024
Ndryshe, mbrëmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Osmani tha se me O’Brein kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.
Osmani bisedon me O’Brein: Diskutuam për hapat e Kosovës për anëtarësim në KE
Në anën tjetër, O’Brien theksoi se palët duhet të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu.
O’Brien për bisedën me Osmanin: Diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor