Binjakëzohet Prishtina me qytetin Cospicua të Maltës

16:18 | 10 Dhjetor 2023
E.G

Kreytari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit të Prishtinës me qytetin Cospicua të Maltës, me kryetarin e këtij qytetit, Marco Emanuel Agius, për të thelluar siç thotë ai, bashkëpunimin mes dy qyteteve, në fushat e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit.

Kjo marrëveshje, sipas Ramës, ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë, shkruan Arbresh.info.

“Nënshkrova marrëveshjen e binjakëzimit të Prishtinës me Qytetin Cospicua të Maltës, me kryetarin e këtij qytetit, Marco Emanuel Agius, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, në fushat e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit. Kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve tanë që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë.”, shkroi Rama në Facebook.

Tutje i pari i Prishtinës njofton se e ka ftuar kryetarin e Cospicuas, Marco Emanuel Agius për vizitë në Prishtinë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme