Google ADS

Bill Clinton mbush 74 vjet, “Miqtë e Amerikës” festojnë ditëlindjen e tij edhe në Kosovë

11:38 | 19 Gusht 2020
M. A.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e tij të 74-të.

Ndërsa, me rastin e ditëlindjes së tij, shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar një ceremoni për të festuar ditëlindjen e tij, raporton arbresh.info.

Ky organizim filloi në ora 11:00, në zyrat e kësaj shoqate, me një numër të kufizuar të ftuarish për shkak të masave kundër COVID-19.

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ka thënë se kjo është një ditë për nder të tij, për shkak se ai na ka ndihmuar kur populli jonë ishte në rrezik.

“Kjo është një ditë për nder të tij, për shkak se ai na ka ndihmuar kur populli jonë ishte në rrezik. Ndërsa arsyeja e prerjes së tortës është nga kjo tre vjeçare Rita Islami, për shkak se kjo është rinia jonë. E ambicia e rinisë sonë është të jemi pjesë e veprimeve që të themelojmë instance politike”, ka thënë Agim Rexhepi.

Ndërsa ai shtoi se fal Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shteteve aleate, ne e kemi një ardhmëri, dhe simbol për këtë vit pati një tre vjeçare për të përçuar mesazhin se rinia e Kosovës shpesh herë mund të krahasohet me ato të shteteve më të fuqishme.

Bëjmë të ditur se gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fuqishëm në botë, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Ndërsa me 11 qershor, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton mori Urdhrin e Lirisë të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi pasi mbërriti në Prishtinë për të përkujtuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë./E.Ballazhi//Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme