Biletat e Trafikut Urban tash e tutje mund t’i bleni përmes SMS-ve

14:39 | 13 Shtator 2023
E.H

Është nënshkruar marrëveshja e cila u mundëson udhëtarëve të Trafikut Urban që të pajisen me bileta përmes SMS-ve.

Komuna e Prishtinës njofton se marrëveshja është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Burim Maraj, me operatorin telefonik Vala.

“Ky është një hap i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve më cilësore për udhëtarët”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeshefi Maraj e konsideroi këtë marrëveshje si arritje të rëndësishme, e cila sipas tij mundëson shërbim më efikas për qytetarët e Prishtinës.

“Ai falënderoi përfaqësuesit e Valës për bashkëpunimin dhe besimin e tyre në këtë projekt”, bëhet e ditur tutje.

Në anën tjetër përfaqësuesit e operatorit Vala thuhet se u shprehën të gatshëm që me ndërmarrjen Trafiku Urban, të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.

“Avni Tafilaj, drejtor i shitjes në Vala, tha se fokusi i tyre është pa dyshim tek qytetarët, dhe janë të lumtur që ky projekt do të ndihmojë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht udhëtarëve të Trafikut Urban”, kanë njoftuar nga komuna./Arbresh.info

Të ngjashme