Sot në Kosovë janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus.
Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 15 mijë e 758 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 69 mijë e 652 mostra.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot njoftoi për edhe 56 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 341.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë). Kështu numri i viktimave ka shkuar në 630.
Komuna më e prekur nga ky virus mbetet Prishtina, me gjithsej 4 mijë e 893 raste të konfirmuara.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...