Deputeti i NSIMA-s, Bilall Sherifi ka vlerësuar rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet komunale brenda pritshmërive, duke theksuar arritjen në pjesëmarrjen në asambletë komunale në të gjitha komunat ku kanë garuar.
Sherifi ka veçuar Drenasin, komunë e cila ka treguar rezultat jashtë pritjeve të NISMA-s, përderisa tha se do të qëndrojnë të fokusuar në balotazhin në Malishevë.
Në lidhje me komunën e Prizrenit, Sherifi ka thënë që prezenca e Vetëvendosjes ka luajtur rol, ngaqë paraprakisht Zafir Berisha ishte i vetmi kundërshtar i PDK-së në këtë komunë.
“Zafir Berisha ka qenë zëri i vetëm kundërshtues në Prizren, ndërsa në këto zgjedhje kemi pas Vetëvendosjen dhe Nismën. Po të mos kishte qenë VV-ja, ai do të kishte më shumë vota”
“Aktualisht qëndrimi për Prizren është që të qëndrojmë neutral por në asnjë rast nuk do te hyjmë në koalicion me PDK-në. Votuesi do të vendos se cilin kandidat do të zgjedh” ka thënë Bilall Sherifi në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...