Google ADS

Bilall Sherifi flet pas takimit me Hotin, ende ka paqartësi në lidhje me koordinatorin

13:34 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i vendit duhet të tregoj se cili do të jetë pozicioni i koordinatorit të cilin po e propozon kryeministri Hoti për të diskutuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Të paktën kjo ishte kërkesë e NISMA-së, brenda takimit që kryeministri Hoti kishte me përfaqësuesit e partive politike, raporton portali arbresh.info.

Para mediave Bilall Sherifi nga NISMA tha se Kosovës nuk  i duhet më dialogu teknik dhe se nuk e di qëllimin e koordinatorit që kryeministri Hoti e ka paralajmëruar për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Ky është forum i Kryeministrit me parti politike . Po vazhdon avazi që opozita mos me mbështet dialogun. Kryeministri na e dha raportin e dialogut. Kërkova që kryeministri t’ qëndrojë zotimit për dialog me njohje reciproke dhe jo dialog teknik. Ne nuk jemi për dialog teknik andaj Kryeministri duhet të tregoj se si do të jetë roli i koordinatorit në ketë proces.”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme