Edhe pse falja e namazit të Bajramit në sheshet e kryeqytetit është parë si një iniciativë e mirë nga shumë qytetarë, kjo nuk është realizuar asnjëherë as nga ana e BIK-ut, por, as nga ana e Komunës së Prishtinës.
Përveç si dëshirë, falja e namazit të Bajramit në sheshe nga shumë qytetarë më herët është parë edhe si nevojë, për shkak të hapësirave të ngushta në xhamitë e Prishtinës.
Me gjithë mungesën e hapësirave në xhami, nga Bashkësia Islame e Kosovës, thonë se nuk kanë bërë asnjëherë kërkesë që namazi të falet në sheshe.
“Jo, nuk kemi bërë kërkesë që namazi i Bajramit të falet në shesh” është thënë shkurt nga BIKU, për arbresh.info
Ndërsa në kryeqytetin e Shqipërisë, është bërë traditë që çdo Bajram, mijëra besimtar mysliman mblidhen në sheshin kryesor të Tiranës për të falur namazin./Arbresh.info/
Kur do të votojë diaspora? KQZ tregon afatet dhe mënyrat e ...
Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë