BIK-u organizon varrimin e një serbeje që vdiq në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë

19:42 | 12 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Një grua e nacionalitetit serb, banore e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë, ka vdekur sot.

Siç njoftoi kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ajo nuk kishte pasur askënd të familjes dhe nuk kishte kush ta varroste.

E për këtë u përkujdes Bashkësia Islame, e cila bashkë me komunën e Prishtinës, kryen varrimin e saj.

Ahmeti falënderoi BIK-un për organizimin e bërë.

“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falënderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, shkruan Ahmeti.

Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Saturday, December 12, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme