Çështja e Covid 19 ka bërë që të merren masa në lidhje me parandalimin e saj, dhe në bazë të kësaj masa kryesore që shkenctarët kanë rekomanduar është që të merret vaksina anticovid.
Por, ka të atillë që hezitojnë të marrin këtë vaksinë si shkak i teorive të ndryshme që kanë dëgjuar.
Një numër besimtarësh refuzojnë të marrin vaksinën për shkak të dyshimeve se në përmbajtje të vaksinës ka xhelatinë derri.
Për dallim prej shumë grupeve fetare në botë që janë të ndarë në mendime se a duhet marrë vaksinën kundër COVID-19 apo jo, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), nuk ka dilema të tilla.
“Kemi mbajtë ligjërata, apele nëpër xhami se vaksina nuk është e dëmshme”, ka thënë Sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu për abresh.info.
Së fundi, në Turqi, u paraqitën doktorë para besimtarëve myslimanë që ligjëronin në lidhje me vaksinën dhe mbrojtjen nga virusi COVID19./Pranvera Beqa/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...