Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka kërkuar nga imamët që ligjërata gjatë xhumasë të zgjatë maksimumi 10 minuta dhe t’u kushtohet vetëm masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Në një njoftim të postuar në Facebook, BIK-u ka thënë se mbështet masat e marra nga Qeveria e Kosovës të mërkurën mbrëma, për parandalim të përhapjes së virusit që në gjithë botën ka shkaktuar vdekjen e mbi 4.300 personave, ndërkohë që janë të infektuar mbi 120 mijë.
“Mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga koronavirusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi. Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...