BIK-u kërkon të ndryshohet udhëzimi administrativ rreth mbulesës nëpër shkolla

11:11 | 1 Prill 2022
S D

Kryesia e Bashkësia Islame të Kosovës ka dënuar aktin e drejtorisë së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, e cila e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner, transmeton arbresh.info.

“Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ndërkaq BIK tutje ka kërkuar nga Ministria e Arsimit të ndryshohet  udhëzimi administrativë.

“Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3  paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme