Tash e 13 vjet në Komunën e Dragashit ekzistojnë dy xhami ilegale ku falen kryesisht qytetarë të komunitetit goran.
Zyrtarë të Bashkësisë Islame kanë thënë se nuk kanë kompetenca për këto dy xhami, derisa u kanë bërë thirrje organeve të rendit që t’i kontrollojnë këto aktivitete, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sekretari i Bashkësisë Islame në Dragash, Nail Halimi, në këto ndërtesa ka trembëdhjete vite që kryhen rite fetare.
“Gjatë ramazanit të vitit 2004-2005 ata janë ndarë nga xhamia e komunës dhe kanë krijuar xhemat paralel ose paraxhemate. Po mundohen që me lëvizje të caktuara me shpërndarje të literaturës, me njëfar folklori me pantallona më të shkurtër apo veshje pak a shumë orientale apo me mjekra ma të gjata të reflektojnë se nuk është ajo traditë të cilën e kemi pas ne këtu”, tha Halimi.
Ai thotë se asnjëherë nuk kanë mundur t`i ndalin këto aktivitete ilegale pasi ato ndodhin në një pronë private.
https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/168983997020991/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...