Ahmet Sadriu nga Bashkësia Islame e Kosovës kritikoi me tone të forta kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu, se po e zvarrisin pa asnjë arsye vendimin për dhënien e lejes për ndërtimin e xhamisë kryesore në Prishtinë.
Sadriu këto komente i bëri në emisionin politik “Debat” me temën “Çfarë xhamie duam”, që u transmetua në RTK.
Lirak Çelaj, që përfaqëson PDK-në në Komunën e Prishtinës, gjithashtu fajësoi drejtuesit e komunës për politizimin e qëllimshëm të kësaj çështjeje, duke i ftuar ata që ta zhbllokojnë situatën pa humbur kohe.
Ndërsa, arkitekti Arbër Sadiku ishte kritik për modelin e përzgjedhur të xhamisë duke nënvizuar se ajo nuk e përfaqëson arkitekturën bashkëkohore por atë të perandorisë osmane, gjë që sipas tij paraqet një gabim të llojit të vet.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...