Google ADS

BIK: Të premten, në të gjitha xhamitë e Kosovës, aksion për ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti në Shqipëri

19:51 | 26 Nëntor 2019
L G

Të gjitha xhamitë e Kosovës,  të premten pas faljes së namazit do të organizojnë aksion për grumbullimin e mjeteve financiare, të cilat do të dërgohen për ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Të premten, në të gjitha xhamitë e Kosovës, aksion për ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ditën e premte, më 29 nëntor, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Bashkësia Islame u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të vendit që të bashkohen në këtë solidaritet për vëllezërit dhe motrat shqiptare në Shqipëri.

Kryesia e BIK, fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që të gjejnë forcë e kurajë që të solidarizohen dhe t’u dalin në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona për të përballuar dëmet dhe për ta tejkaluar gjendjen nga tërmeti i sotëm. Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, do t’i kushtohet solidaritet dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme