Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit të djeshëm terroristë në Nice të Francës, që la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK’u ka thënë se sulmi i djeshëm është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore.
Sipas BIK, marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgambereve.
“Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona”, thuhet në postimin e BIK’ut.
Postimi i plotë:
Sulmi i djeshëm në Nice të Francës është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve.
Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës./arbresh.info/
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...