Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se nesër gjatë ligjeratës në xhamia do të bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër Covid-19.
Përmes një njoftimi në Facebook në faqen zyrtare të BIK-ut thuhet se vaksinimi duhet të bëhet si masë parandaluese edhe kundër infektimit nga varianti i ri i koronavirusit, i cili po cilësohet si më i rrezikshëm, transmeton arbresh.info
“Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid 19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të koronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta, i cili paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë për shëndetin se sa ai aktual”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...