Të shtunën (2 mars 2022), fillon muaji i Shenjtë i Ramazanit.
Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në ‘Facebook’, ka njoftuar se në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, xhemati i xhamisë “Abdulkadër Arnauti” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka përgatitur një broshurë me disa këshilla se si duhet kaluar një ditë e këtij muaji, shkruan arbresh.info
Tutje BIK ka përcjell një mesazh për agjëruesit duke thënë se ditët e muajit Ramazan duhet të jenë sa më të begata dhe më të bereqetshme, dhe se janë përzgjedhur 30 cilësi negative, për të cilat kërkohet nga agjëruesi që çdo ditë ta largojë nga vetja e tij një të tillë.
Postimi i plotë nga BIK:
Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, xhemati i xhamisë “Abdulkadër Arnauti” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka përgatitur një broshurë me disa këshilla se si duhet kaluar një ditë e këtij muaji.
Në mënyrë që ditët e muajit Ramazan të jenë sa më të begata dhe më të bereqetshme, janë përzgjedhur 30 cilësi negative, për të cilat kërkohet nga agjëruesi që çdo ditë ta largojë nga vetja e tij një të tillë.
Inati, urrejtja, xhelozia, gënjeshtra, shpifja etj., janë vetëm disa nga cilësitë që kërkohet nga besimtari mysliman t’i largojë gjatë ditëve të Ramazanit, por edhe gjatë tërë jetës së tij./ arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...