Sekretari i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, tha se janë mbledhur mbi 25 milionë euro për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, brenda vetëm një dite.
“Mjetet janë mbledhur në një ditë xhuma. Brenda një aktiviteti për mbledhjen e parave për xhaminë janë mbledhur 25 milionë euro. Kemi mbledhur mjete për Shqipërinë kur pati tërmetin, kemi mbledhur mjete edhe për cunamin në Indonezi. Ato mjete janë tubuar, s’ka të bëjë me çështje të shtetit”.
Sekretari i Përgjithshëm i BIK-ut, Ahmet Sadriu, tha se çështja e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në kryeqytet është politizuar.
“Jetojmë në shtet demokratik ku liria e shprehjes e të protestuarit politizohet. Nuk kishte protestë kur u mor vendimi ishte tubim i disa njerëzve. Njihemi si shoqëri me besime të ndryshme dhe me tolerancë të madhe të ndërsjellë. “Këtu nuk është Arabi, kush do xhami le të shkojnë në Arabi”, thonë disa. Po flasim për një popullatë ku ka përqindje të myslimanëve. Duhet të kihet kujdes me deklarata”, tha Sadriu në Interaktiv.
Sadriu tha se “kjo çështje me Xhaminë e Madhe po politizohet”.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë