BIK: 285 haxhi nga grupi i parë kanë arritur në Kosovë

14:22 | 19 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se sot 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogu kanë arritur në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Përveq familjarëve në pritje ka dal edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

E, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të caktuara.

Këtë vit nga Koksova, haxhin e kryen 741 haxhi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme