Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri ka bërë të ditur se ka rënie të konsumit të energjisë elektrike në pjesën veriore krahasuar me vitin 2023.
Me anë të një postimi në Facebook, Zeqiri tha se konsumi i energjisë në veri ka rënë për 35 për qind, përcjell Arbresh.info.
“Pas fillimit të operimit të ndërmarrjes Elektrosever Sh.p.k nga 1 janar 2024, dhe marrrjes përsipër të nominimit të energjisë elektrike për konsumatorët në komunat veriore, kur për herë të parë ka filluar të faturohet energjia e konsumuar në pjesën veriroe, është bërë një krahasim i konsumit të energjisë elektrike për tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me tetë muajt e vitit 2023”, ka shkruar Zeqiri.
“Ajo çfarë vërehet është se ka rënje të dukshme në konsum të energjisë elektrike. Për tetë muajt e parë të këtij viti (Janar-Gusht), gjithsejtë për 35% më pak ka rënë konsumi i energjisë elektrike krahasuar me konsumin e vitit paraprak”, shtoi ai.
“Fillimi i pagesës së energjisë elektrike, masat e ndërmarra nga Qeveira e Kosovës për luftimin e informalitetit, masat për energji efiçiente që janë ndërmarrë vitet e fundit dhe vetëdijësimi i qytetarëve, mund të kenë ndikuar në konsum më të ulët në pjesën veriore”, tha tutje Zeqiri./Arbresh.info
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...