Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë zhvillim vranësirash, të cilat gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Reshje bore pritet vetëm në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi.
Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë celsius.
IHK bën të ditur se kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodh vetëm ditën e enjte.
Po ashtu, do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s. /arbresh.info/
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë