Bien temperaturat, kështu do jetë moti në dy ditët e ardhshme

18:02 | 16 Shtator 2021
L G

Instituti Meteorologjik i Kosovës (IHK) bënë të ditur se ka ndryshuar situata meteorologjike në vendin tonë.

“Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme