Google ADS

Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë

19:01 | 8 Dhjetor 2023
KRG

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë pati rritje për 0,4% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Ndërkaq, krahasuar TM3 2023 me TM3 2022, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rënie për (-1,6 %).

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,4% në TM3 2023,  krahasuar me TM2 2023. Rritje kishte te: kostot e tjera (1,3%); pagat (0,8%); dhe materialet (0,7%).

Ndërsa, rënie më të madhe kishte te: energjia (-7,1%); makineritë (-2,1%); dhe transporti (-1,8%).

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie (-1,6%) në TM3 2023, krahasuar me TM3 2022. Rënie më të madhe kishte te: energjia (-44,9%); transporti (-8,1%); dhe te materialet (-1,5%). Ndërsa, rritje pati te: makineritë (4,0%); kostot e tjera (3,3%); dhe pagat (3,1%)”, njofton ASK-ja.

Të ngjashme