Google ADS

Bielamoweicz: Serbia po shkel Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit

09:22 | 5 Prill 2024
A Z

Jakub Bielamoweicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se qeveria do të krijojë një ekip për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një tjetër shkelje e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit të ndërmjetësuar nga BE-ja, që e ndalon Serbinë të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Ndryshe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje të enjten gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të Qeverisë serbe për formimin e një ekipi për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./rtk

Të ngjashme