Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2021.
Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku përfshihen moshat 15-64 vjeçare.
Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.5 përqind. Ndërkaq shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2021 është 29.3 përqind.
Punësimi me i lartë ishte te meshkujt me 42.8 përqind, ndërsa punësimi te femrat ishte 15.9 përqind.
“Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53.0 përqind të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 43.1 përqind të tyre”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statisttikave të Kosovës.
“Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8 përqind; prodhimi me 12.4 përqind; arsimi me 11.1 përqind; dhe ndërtimtaria me 9.4 përqind. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim”, thuhet tutje në këtë njoftim.
Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 44 përqind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 56 përqind kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2021, shkalla e papunësisë është 25.8 përqind.
Sipas ASK-së, papunësia më e theksuar është te femrat me 29.7 përqind, krahasuar me meshkujt, 24.2 përqind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 48.6 përqind.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 60.5 përqind, me fokus të veçantë te femrat me 77.3 përqind, krahasuar me meshkujt, 43.5 përqind.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League